Report TV - Hani i Hotit, digjen makinat e drejtorit e inspektorit të doganës

2016-04-09 1

Automjetet e drejtorit dhe inspektorit të doganës së Hanit të Hotit në Shkodër janë djegur.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, në territorin e kësaj dogane, ndërkohë që konstatimi është bërë paraditen e së premtes, kur punonjësit kanë shkuar në punë.

Sipas të dhënave të para, në total janë djegur tre automjete ndërkohë që menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivë të policisë së Shtetit dhe prokurorisë të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë ngjarje dhe identifikuar personin apo personat që kryen këtë veprim.

Deri tani ende nuk dihet nëse djegia e automjeteve është bërë nga ndonjë pakujdesi, apo mund të ketë qenë ndonjë hakmarrje e ndonjë personi që mund të ketë pasur ndonjë konflikt me drejtorin dhe inspektorin e kësaj dogane.

Automjetet janë djegur në pjesët motorike, në distancë të largët nga njëra-tjetra

Policia ka marrë filmimet e kamerave të sigurisë, ndërkohë që po hetohet pistën e hakmarrjes pas operacionit të mbrëmshëm ku u bllokuan 19 automjetet e vjedhura dhe u shoqëruan 11 persona.

Free Traffic Exchange