Një ditë para mbajtjes së referendumit, nënkryetari i grupit parlamentar socialist, njëherësh edhe drejtues politik i Rajonit Elbasan ? Korçë, Taulant Balla dhe Lindita Nikolla, drejtuesja politike e Rajonit Lezhë ?Dibër, kanë ftuar të gjithë anëtarësinë e Partisë Socialiste që të marrë pjesë masivisht në votime.
Balla e Nikolla kanë deklaruar në takime se, marrja pjesë në këtë referendum ëhstë një hap i mirë për demokratizimin jo vetëm të Partisë Socialiste, por gjithë spektrit politik në vend.
?Për ditën e nesërme, 9 Prill, për Referendumin e PS, për një çështje shumë të rëndësishme të cilën Kongresi ia delegoi anëtarësisë së partisë, për të vendosur dhe për të dhënë verdiktin përfundimtar, gjithçka është gati. Listat e zgjedhësve në çdo qendër votimi janë shpallur prej disa ditësh. Gjithashtu të gjitha komisionet e votimit kanë marrë dokumentacionin, fletët e votimit dhe procesverbalet.Është bërë një punë e shkëlqyer përsa i përket njoftimit të të gjithë anëtarësisë. Apeli im sot për çdo anëtar të PS të qarkut Elbasan, qarkut Korçë dhe të të gjithë Shqipërisë është që në këtë ushtrim demokratik brenda PS, çdo anëtar duhet të marrë pjesë. Për ne nuk është i rëndësishëm rezultati se si do të shprehet anëtarësia në këtë Referendum por e rëndësishme është pjesëmarrja e çdo socialisti për të treguar që ky Referendum i parë në një parti politike shqiptare në këto 25 vjet, është një shprehje e demokratizimit të PS. Ky referendum është një shprehje se PS, si e vetmja forcë udhëheqëse në këtë vend, ka transferuar pjesën më të rëndësishme të vendimmarrjes nga institucionet drejtuese tek anëtari i thjeshtë. Ky është një hap i madh për të gjithë shoqërinë shqiptare sepse duke u demokratizuar partitë politike, demokratizohet edhe shoqëria shqiptare. Pra, ky Referendum është një zhvillim i rëndësishëm për PS, e cila është partia më e madhe e të gjithë shqiptarëve, por edhe një zhvillim shumë i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri, në tërësi ?? përfundoi Balla.