Report TV - PD: Rama bën drejtor të OSHEE kreun e grupit që trafikon makina

2016-04-09 0

Partia Demokratike ka akuzuar kryeminsitrin Rama se ka zgjedhur në krye të OSHEE për Kurbinin kreun e grupit kriminal të vjedhjes së makinave. Sipas kreut të departamentit për Rendin dhe Sigurinë, Alibeaj lajmi po mbahet i fshehtë, dhe megjithëse nën arrest për këtë vepër të rëndë penale, Lekë Tuna vazhdon të jetë zyrtarisht kreu i OSHEE për Kurbinin.

"Lajme të reja vijnë nga inkriminimi Ramist i zyrave publike.Lekë Tuna është kreu i një grupi kriminal që vidhte dhe trafikonte makina, e pikërisht me Edi Ramën u shpërblye duke u bërë drejtori i OSHEE për Kurbinin.Pas një hetimi të gjatë të prokurorisë së Shkodrës ky person u arrestua natën e 5 prillit, nën akuzën e trafikimit të mjeteve motorrike.Por lajmi po mbahet i fshehtë, dhe megjithëse nën arrest për këtë vepër të rëndë penale, Tuna vazhdon të jetë zyrtarisht kreu i OSHEE për Kurbinin."-tha Alibeja në një prononcim për mediat.