http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish- kryeministri i Suedisë për 10 vite Goran Persson thotë se shumë shpejt do të vija dita kur parajsat fiskale nuk do të ekzistojnë më. I pyetur nga Vizion Plus për skandalin Panamasë, Persson thotë se sot është e vështirë të fshehësh, pasi herët a vonë çdo gjë publikohet. Për këtë ai kërkon që të gjithë vendet të kenë një marrëveshje mes tyre në mënyrë që të zhdukin taksat zero për kompanitë e huaja dhe të tregojnë emrat e vërtetë të pronarëve të shoqërive të regjistruara në zonat offshore.?Është shumë interesante të shohësh që sot nuk mund të fshihesh askund . Herët apo vonë ajo që tenton të fshehësh do të bëhet publike. Kjo është e rëndësishme për shtetet dhe sektorin publik sepse e nuk mbledhin dot taksat e atyre që fitojnë më shumë. çdokush duhet të kontribuojë në shoqëri, për vendin e tij dhe të ardhmen e tij. Mbase shumë gjëra të tjera mund të dalin në drita nga skandali i Panamasë, por të çojnë në një drejtim të qartë: nuk mund të fshihesh askund. Rruga e vetme që na ngelet është transparenca e korporatave financiare ndërkombëtare dhe marrëveshje mes vendeve që këto standarde të mos pranohen më.?Goran Persson tregon se shkaku se përse vende të vogla lejojnë që kompani të ndryshme të pastrojnë paratë në shtetet e tyre është presioni që i bëhet nga kompani të mëdha, i kombinuar edhe me presionin politik.?Korporatat ndërkombëtare bëjnë presion në vende si Panamaja. Ju e shihni se çfarë kemi bërë në Europë, nuk ka më parajsa fiskale në Europë. Të gjithë duhet të ndjekin këtë shembull. Unë dua të shoh të njëjtin diskutim për vendet të tjera. Se si Singapori i trajton kompanitë e huaja me taksa zero, dua të shoh të njëjtin diskutim për Hong Kongun dhe Suonin. Por do t?i vijë dita edhe këtyre diskutimeve sepse njerëzit nuk pranojnë që dikush të mos mbajë asnjë përgjegjësi mbi shoqërinë e tyre, dhe ata që i shmangen përgjegjësive janë pikërisht më të pasurit, ata që kanë dhe presionin politik për të realizuar këtë.?Ish-kryeministri i Suedisë ka ardhur për të vizituar Shqipërinë në krye të një delegacioni biznesesh për të parë mundësitë e investimit në Shqipëri. Ai thotë se anëtarësimi në BE është i lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik, reformën në drejtësi dhe mbrojtjen e investitorëve të huaj.?Reforma në drejtësi është ekstremisht e rëndësishme. Ta harroni anëtarësimin në Bashkimin Europian pa reformën e sistemit të drejtësisë. Por kjo nuk është e mjaftueshme, pasi ju duhet të bëni përpara edhe në situatën financiare. Duhet të tregoni forcën tuaj dhe asetet që keni. Ju keni diçka në Shqipëri që është shumë e rëndësishme për tu nënvizuar, kjo është shoqëria juaj e re në moshë. Kujtoni se shumica e vendeve europiane vuajnë nga plakja e popullsisë dhe ky është një problem për ne. Ju keni popullsi të re dhe e keni aset. Kështu që mirësvjen Shqipëri në Europë, por pikësëpari bëni reformën në drejtësi, përmirësoni financat dhe mbroni investitorët e huaj....