Tahiri takon emigrantët në Athinë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Regjistrimi i emigranteve e ka çuar ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri ne Athine, ku ai është takuar me shqiptaret qe punojnë e jetojnë atje. Tahiri tha se përfitimet nga ky proces janë te shumta, por kryesore mbetet garantimi i te drejtës se votë.?Regjistrimi do të bëhet për tu kthyer në mekanizëm për tu shërbyer emigrantëve. Më e pakta që mund të bëjmë për ju, është tu kthejmë borxhin duke iu shërbyer. Regjistrimi është hap drejt garantimit të së drejtës së votës së emigrantëve. Janë bërë shumë premtime për votën e emigrantëve nga politika, por nuk është bërë asnjë gjë deri më sot?;ka thënë Tahiri.Të gjithë emigrantët do të regjistrohen, pavarësisht vendndodhjes, pasi sipas Tahirit kjo është e vetmja mënyrë që shteti t?u shërbejë shqiptarëve që ndodhen jashtë kufijve.?Po ndërtojmë shtet në Shqipëri, për t?u shërbyer qytetarëve?.Në takim Tahiri ishte i shoqëruar nga zëvendësministri Stefan Çipa dhe ambasadori ynë në Greqi, Dashnor Dervishi.

Free Traffic Exchange