Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi ka hedhur votën e tij në referendumin për rikonfirmimin e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, u shpreh për gazetarët se kryeministri Rama ka korrur dy fitore të njëpasnjëshme të cilat përkthehen në reforma.
?Me Edi Ramën do kemi një fitore tjetër që do të përkthehet me më shumë reforma. E vetmja mënyrë për t?iu përgjigjur kritikave është puna. Me punën që është bërë në PS kemi dhënë një përgjigjje të mirë kritikave. Një parti demokratike brenda vetes është demokratike edhe në qeverisje. U bëj thirrje anëtarëve që të vijnë të shprehin vullnetin e tyre,? tha Veliaj.
Sa i përket transparencës së procesit të votimit, Veliaj u shpreh se ata që kanë vërejtje do të lodhen shumë që të gjejnë diçka që nuk qëndron.