Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në një intervistë ekskluzive për Alsat-M në ?Rruga drejt? tha se nuk ka asnjë alternativë tjetër, zgjdhjet do të mbahen më 5 qershor.
?Më 5 qershor do të ketë zgjedhje sepse nuk ka alternativë tjetër në qoftë se ka ndonjë mendje të ndritur si koka e Zeusit le ta paraqes atë alternativë, ne kemi një parlament të cilit i ka përfunduar mandati. Më 5 qershor është (sanksionuar) caktuar data e mbajtjes së zgjedhjeve. Për këto zgjedhje dakordsi më herët kanë dhënë të gjitha forcat politike parlamentare që këto zgjedhje të 5 qershorit të mbahen më 24 prill. Ju të gjithë e dini se sa negociata dhe debate janë bërë që kjo datë nga 24 prill të spostohet në datën 5 qershor?, deklaroi Ali Ahmeti, lider i BDI-së.
Ahmeti ndër tjerash tha se Zoran Zaev bashkë me partin e tij duhet të reflektojnë dhe të bëhen pjesë e procesit, pasi kjo është më e mira për shtetin.
?Mendoj që Zoran Zaevi dhe LSDM-ja duhet të reflektojnë, duhet të shohin që ato të mbeten në proces, në të mirë të shtetit dhe në të mirë të partisë së tyre, ato të mos vetë-përjashtohen por të bëhen pjesë e procesit sepse nuk do të kishte ndonjë dobi as LSDM-ja, por as edhe elektorati i LSDM-së. Sigurisht se në vazhdimësi do të ketë kontakte me vetë lehtësuesit dhe ndihmuesit e Marrëveshjes së Shkupit që u bë me 2 qershor dhe aneks marrëveshjes së 15 korrik?, tha Ahmeti.