Rama takon Mustafen - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-07 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkëpunimi ekonomik mes Tiranës dhe Prishtinës ishte në fokus të takimit te kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologut të tij Mustafa në Kosovë. Kreu i qeverisë shqiptare tha se shifrat e eksporteve nga të dyja vendet tregojnë efikasitetin e marrëveshjeve dypalëshe.Edi Rama: Mjafton të shoshim shifrat e shkëmbimeve tregtare dhe të eksportit në të dyja anët e kufirit, për të kuptuar jo vetëm sesa shumë është bërë sëbashku, por edhe se çfarë potenciali të madh ka, sepse ka ende probleme për t?u adresuar e çështje për t?u zgjidhur, në mënyrë që kjo hapësirë të jetë një hapësirë e lirë shkëmbimesh dhe një hapësirë ku përmes këtyre shkëmbimeve rritet mirëqenia e popullit tonë në të dy anët.Isa Mustafa: Vlerësuam bashkëpunimin tonë vllazëror, bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të institucioneve të Republikës së Shqipërisë,bashkëpunimin ekonomik. Vlerësuam po ashtu se kemi arritur mjaft në implementimin e marrëveshjeve, të cilat i kemi nënshkruar vitin e kaluar, edhe marrëveshjeve që janë nënshkruar edhe në takimin e parë në Prizren dhe pastaj në Tiranë, në shumë fusha, në fushën e ekonomisë, në fushën e arsimit, të shkencës, në fushën e kulturës, në fushën e bashkëpunimit tregtar.Ne takim, dy kryeministrat diskutuan edhe per axhendën e mbledhjes së ardhshme të dy qeverive, ndonëse ende nuk është publikuar asnjë datë. Gjate vizitës ne Prishtine ku ndodhet per te marre pjese ne ceremoninë e inaugurimit te presidentit Thaçi, Rama pati një takim me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai zhvilli gjithashtu një drekë pune me drejtuesit e opozitës dhe u takua me kryetarin e komunës se Prishtinës Shpend Ahmeti.