Report TV - Shitja e makinave të vjedhura sekestrohen 19 mjete luksoze

2016-04-07 2

Policia e Shkodrës ka bllokuar 19 mjete luksoze si dhe ka arrestuar 11 shtetas shqiptarë si pjesë të trafikut ndërkombëtar të mjeteve të vjedhura.

Në këtë video, po shihni pikërisht makinat e bllokuara nga policia e shkodrës pas operacionit të koduar ?Luks?, që sipas policisë, kapin vlerën e qindra-mijëra eurove
Të njëjtat burime bëjnë me dije se makinat janë vjedhur në vende të ndryshme, si Mali i Zi, Bosnjë, Kroaci, Itali e Francë dhe kanë hyrë në Shqipëri me numra shasie të ndryshuara nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitare të Hanit Hotit.

Automjetet, pasi bënin zhdoganimin pajiseshin me targa të rregullta.

Ato janë bllokuar në qytetet të ndryshme të vendit tonë pas hetimeve që kishin nisur që në muajin shkurt të këtij viti.