Homazhe janë kryer sot në nder dy pilotëve që humbën jetën një ditë më parë, pasi helikopteri i Forcave të Armatosura me të cilin po lëviznin, u mbyt në Liqenin e Shkodrës.
Të pranishëm në ceremoni ishin pjestare të FA-ve, politikanë, si dhe familjarë e të afërm të pilotëve të njerë, toger Donald Hoxha dhe kapiten Florian Deliaj, të cilët u shpallën edhe Dëshmorë të Atdheut nga Komisioni Shtetëror për Dëshmorët.