http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ushqehuni shëndetshëm per te mos u prekur nga diabeti! Pese here ne dite konsumoni fruta dhe zarzavate, përdorni sa me shume perime te zjera ose te gjalla dhe kufizoni ushqimet e skuqura dhe me kalori. Minimalisht nje ore ne dite kryeni aktivitete fizik. Ky është rekomandimi i mjekeve ndaj popullatës shqiptare, ku 6% e saj sot vuan nga diabeti. E nëse 6% e popullatës është me diabet, vetëm gjysma e tyre e dine qe e kane ketë sëmundje. Sipas Organizatës Botërore te Shendetesise tre dekadat e fundit ne Shqipëri është dyfishuar numri i dibetikeve. Aktualisht gjysma e popullsisë vuan nga obeziteti, nje nga shkaktaret e kësaj sëmundje. Ne ditën botërore te shëndetit ne Tirane dhe rrethe janë zhvilluara aktivitete per sensibilizimin e popullsisë per ushqyerje te shëndetshme dhe diagnostikim te hershem. Nga Fieri, ministri i shendetesise ka prezantuar metodën per zbulimin ne kohe te diabetit dhe sëmundjeve te tjera. Mjeket e familjes do te kenë çantën lëvizëse me pajisjet e duhura per te diagnostikuar ne kohe debatin dhe problemet e tjera shëndetësore. Diabeti parashikohet te jete nje nga 7 sëmundjet me te përhapura qe shkaktojnë vdekje te personave te prekur.