Zhbllokohet reforma në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paraditen e se enjtes mazhoranca dhe opozita arritën marrëveshjen qe zhbllokon punën per reformën ne drejtësi. Burime pranë partive politike bëjnë te ditur se kompromisi u finalizua sot ne mëngjes me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan ne Tirane Donald Lu. Palët ranë dakord qe mandatet e socialisteve Leskaj e Suli te dërgohen ne Gjykate Kushtetuese, kërkese qe opozita e shpalli ne 24 mars si kusht per te rifilluar punën ne komisionin e posaçëm te reformës ne drejtësi. Por ne fillim ne konferencën e kryetareve, e me pas ne seance, dy kampet u përplasen per procedurën qe duhet ndjekur. Demokratet kërkuan qe votimi te behej menjëherë, ndërsa shumica e shtyu për te enjten e ardhshme. Pas dërgimit ne Kushtetuese te mandateve te dy socialisteve, pritet rifillimi i punës per reformën ne drejtësi. Ne 23 mars Komisioni për reformën ne drejtësi arriti te zgjidhe me konsensus 5 nga 11 kërkesat e Partisë Demokratike per ndryshimet kushtetuese. Tashme ka mbetur per t?u diskutuar ne Komision çështja e Prokurorit te Përgjithshëm, inspektorit te larte te drejtësisë, kërkesa e PD qe te mos kapen institucionet si Këshilli i Larte Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë dhe kontrolli i gjyqtareve e prokuroreve.