Report TV - Dëshmia/ Gardisti: E vrava gruan se kishte marrë kredi për të ëmën

2016-04-07 1

Report TV zbardh shkakun e konfliktit, mes efektivit të Gardës së Republikës, Admir dhe bashkëshortes së tijm Ilda Dervishi që përfundoi me vrajsen e kësaj të fundit. Sipas dëshmisë së dhënë nga efektivi i gardës para oficerëve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, shkak për konfliktim ishte një kredi e marrë nga nëna e bashkëshortes dhe Ilda Dervishi ishte dorzanës.

I akuzuari shprehet se nuk ishte dijeni për këtë veprim të bashkëshortes deri në moment që ata janë paraqitur në bankë ku do të kërkonin një kredi, të cilën do ta përdorinin për dyqanin e rrobave, që kishin hapur sëfundmi. Për të vijuar punën në dyqan, Dervishi kishte kërkuar një kredi në një prej bankave të nivelit të dytë në vend, Por pë bankë pas verifikimit të regjistrit tregtar, punonjësit iu kanë konfirmuar se bashëkshortja, nuk mund të ishte bashkëkredimarrëse, pasi ishte dorëzanë në një kredi të marrë nga nëna e saj vite më parë, kur ata ende nuk ishin të lidhur.

Nga kjo kredi nuk ishin shlyer disa këste, vlera e të cilave kishte arritur në vlerën e 100 mijë lekëve të reja. Sipas Dervishit, kjo kishte shkaktuar edhe acarimin e konfliktit mes tyre, ndërsa pak ditë para vrasjes ai kishte vënë re se atyre iu mungonin në shtëpi edhe një shumë prej 20 mijë lekësh të reja. Këtë shumë parash, bashkëshortja e Dervishit, nuk kishte mundur t?ia argmentonte.

Gardisti dyshonte se kjo shumë parash mund të ishte përdorur nga gruaja e tij, për të paguar këstet e kredisë së nënës së saj. Më tej Dervishi iu ka pohuar hetuesve të policisë se, gjatë ditëve të fundit debatet mes tyre ishin acaruar edhe për mbajtjen e fëmijëve. Ai ka shprehur shenjë pendese për krimin e kryer, ndërkohë që ka pohuar se nuk kishte për qëllim vrasjen e bashkëshortes dhe veprimin e kishte ndërmarrë në gjakënxehtësi e sipër. Ndërkohë që konfliktet mes ccciftit kanë nisur që vite më parë për problem të ndryshme, kryesisht ekonomike.

Free Traffic Exchange