Report TV - Nderohen pilotët që humbën jetën në Shkodër, homazhe në kryeqytet

2016-04-07 2

Homazhe janë kryer sot në nder dy pilotëve që humbën jetën një ditë më parë, pasi helikopteri i Forcave të Armatosura me të cilin po lëviznin, u mbyt në Liqenin e Shkodrës.

Të pranishëm në ceremoni ishin pjestare të FA-ve, politikanë, si dhe familjarë e të afërm të pilotëve të njerë, toger Donald Hoxha dhe kapiten Florian Deliaj, të cilët u shpallën edhe Dëshmorë të Atdheut nga Komisioni Shtetëror për Dëshmorët.

Të pranishmit në homazhet e zhvilluara në amientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, vunë kurora me lule në arvivolet e të ndjerëve mbuluar me flamuj shqiptarë, ndërsa pjestarët e FA-ve kryen edhe përshëndetje ushtarake në nderim të të ndjerëve dhe ngushëlluan familjarët e tyre.

Free Traffic Exchange