Diveroli në “Panama Papers” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-07 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria, Efraim Diveroli dhe kompania e tij ?AEY?, e cila u kontraktua nga Pentagoni për shitjen e municioneve, shfaqen sërish në dokumentet e rrjedhura të ?Panama Papers?. Në dokumentet e kompanisë ?Mosack Fonseca?, të siguruara nga gazeta ?Miami Herald?, përmendet emri i shtetasit qipriot Karalambos Fellas. Ky i fundit ka qenë drejtor i kompanisë ofshore ?Edvin LTD?, me baze ne Qipro. Ajo ishte pjesë e zinxhirit te kompanive tregtuese te municioneve qe furnizohej nga Shqipëria dhe qe me pas i shiteshin ?Diverolit?. Sikurse shkruan e përditshmja amerikane në ambientet e kompanisë ?AEY? bëhej ripaketimi i fishekëve për të fshehur origjinën e tyre kineze, për shkak të ekzistencës se embargos ndaj armeve te këtij shteti. Me pas ?Diveroli? ia rishiste Pentagonit, një kontratë kjo 300 milion dollarëshe. Hetimet e mëvonshme dëshmojnë se pronari qipriot Fellas, i cili përmendet ne dokumentet e ?Panama Papers?, nuk është pronari i vërtete i firmës ofshore. Prej vitit 2002 deri ne 2007, ai zotëronte të paktën 30 kompani te tilla. Sipas gazetës, drejtuesi i kësaj firme mendohet se është një tregtar zviceran armësh i identifikuar si Henrish Thomet. Ky i fundit është takuar me ?Diverolin? në vitin 2006 në Las Vegas. Prej atij viti, Thomet është në listën e trafikantëve të armeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aventura e ?Diverolit? qe me skemën e tij mashtruese vuri ne loje pentagonin dhe nxori ne drite nje seri skandalesh korruptive ne Shqipëri, pas shpërthimit tragjik ne Gerdec, është realizuar në një film në Hollivud. Kompania ?Worner Bros? ka nxjerre trajlerin e filmit aksion-komedi ?War Dogs?, që përkoi dhe me 8-vjetorin e tragjedisë në Shqipëri.