Hashim Thaçi betohet si president - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-07 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hashim Thaçi është zyrtarisht presidenti i ri i Republikës së Kosovës. Thaçi ka bërë betimin dhe më pas nënshkrimin në një ceremoni të mbajtur në ambientet e kuvendit. Të pranishëm në sallë kanë qenë ish-presidentja Jahjaga, deputetët e mazhorancës, ndërsa seanca është bojkotuar nga partitë opozitare në Kosovë. Në fjalën e tij të parë si president i Kosovës, Thaçi deklaroi se do të jete garant i respektimit të kushtetues së vendit dhe simbol i unitetit kombëtar. Ai tha se do të punojë për dialog politik mes palëve. I menjëhershëm ka qene reagimi i partive opozitare. Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës publikoi disa postera kundër tij, ndërsa e cilësoi Thaçin si nje faktor përçarës ne vend. Por ndërsa mbahej ceremonia, disa persona goditen me gurë xhamat e kuvendit. Policia arrestoi dy prej tyre. Hashim Thaçi është zgjedhur si president i vendit gjatë seancës së 26 shkurtit. Në raundin e tretë ai mori 71 vota në kuvend. Zgjedhja e tij u kundërshtua ashpër nga opozita dhe u dërgua ne Kushtetuese, por kjo Gjykate theksoi se zgjedhja e Thaçit ishte e ligjshme.

Free Traffic Exchange