Një tifoz ka humbur jetën në stadiumin e Flamurtarit, gjatë ndeshjes për Kupën e Shqipërisë të ekipit vendas me Kukësin. Viktima është Mikel Selmanaj, 30 vjeç i cili ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga shkallët në minutat e fundit të ndeshjes.
Tifozi 30 vjeçar nga Orikumi ka marrë plagë të rënda në kokë të cilat i shkaktuan vdekjen.
Trupi i Mikel Selmanaj është dërguar nga Policia në Spitalin e Vlorës por i pajetë. Pas kryerjes së autopsis, trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e spitalit.
Edhe pse është skeduar si një vdekje aksidentale, Policia ia ka referuar çështjen Prokurorisë së rrethit Vlorë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të plota të ngjarjes.
Ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, Flamurtari- Kukësi ka përfunduar me rezultatin 0-2.