Në Forumin Ekonomik të Gruas së LSI, kryetari Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh se duhen modele konkrete për fuqizimin e rolit të gruas, përmes integrimit në jetën ekonomik e sociale.
"Gratë të cilat kishin humbur burrat pas masakrës, kishin krijuar një biznes shumë social në një hapësirë 60 m2 dhe përpunonin produktet lokale, kryesisht specin dhe të tjera, dhe ui eksportonin, përveç tregut të Kosovës. Të gjitha hapësirat ndodhin në një hapësirë shumë të vogël. Drejtohej nga gratë dhe ishin të vetëpunësuara. Në Shqipëria kanë filluar disa projekte për t'iu angazhuar në punë, trajnuar, por kanë qenë të përkohshme. Vërtetë janë trajnuar gratë, por kur ka mbaruar projekti, s'ka pasur treg të vërtetë. Forcimi i gruas bëhet përmes formimit profesional e deri tek formimi profesional deri në nivelet më të larta akademike. Dhe së dyti është tregu. Ky aktivitet që kam parë në Kosovë është shumë interesant sepse bazohet në një produkt lokal. Ne duhet ët shohim se çfarë produktesh lokale mund të përpunohen për t'i nxjerrë në treg. Ne duhet të përpiqemi si shtet, si institucione, si ta gjejmë tregun. Mendoj se fuqizimi ekonomik është fuqizim shoqëror, patjetër edhe politike. Shoqëria jonë ka nevojë për modele konkrete. Më mirë një punë konkrete, sesa të flasim pafund për strategji. Një pjesë të madhe të strategjive nuk i lexon më njeri. Ne na duhen modele dhe ka plot modele në Shqipëri, ka gra që punojnë. Besoj se duke i shumëfishuar këto modele konkrete, ne arrijmë të krijojmë një frymëzim. Kur kjo bëhet në një fshat të Kosovës, pse kjo nuk bëhet në Lushnjë. Nuk janë biznese të mëdha, por janë të sigurta dhe lënda e parë është lënda lokale që e bën zona. Duhet të jemi më tokësore dhe të integrojmë sa më shumë gra në jetën ekonomike e sociale. Por, edhe të japim një mesazh të fuqishëm të luftës kundër varfërisë e cila prek gratë, të luftës kundër pabarazisë dhe mesazhe të fuqishme të përfshirjes, solidaritetit? tha Meta.
Meta kërkoi nga Lidhja e Gruas së LSI se ka për detyrë të japë mesazhe shprese e perspektive, për të integruar gratë në shoqërinë tonë.
"Lëvizja e Gruas për Integrim, besoj se pas kësaj tryeze do të ketë mesazhe konkrete edhe në parlament, përmes monitorimit e zbatimit të legjislacionit, për të mbështetur gratë familjare. Ky duhet të jetë prioritet për t'i mbështetur ato. Për gratë sipërmarrëse sepse ndeshin vështirësi të mëdha, se përveç se duhet të merren me sipërmarrjen, duhet të merren edhe me problemet e familjes. Ne jemi të kënaqur me modelin e LRI, për rolin që kanë luajtur vajzat atje. Të gjithë habiten pse kryetari është djalë, por kjo tregon tolerancën e vajzave në LRI", tha Meta.
Për kryetaren e LGI, Klajda Gosha, LSI ka qenë një shembull për shumë iniciativa në dobi të gruas. Ajo theksoi se nga diskutimet teorike, do të kalohet në
"Në statutin e LSI, propozuam 50% gra në nivelet drejtuese të LSI. Një iniciativë e Silva Cakës, ku në parlament u propozua 50% e grave në të gjitha këshillat bashkiake. P...