Emrat shqiptarë në “Panama Papers” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-06 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka ngritur një grup pune për të verifikuar të gjitha të dhënat, të cilat kanë lidhje me kompanitë shqiptare dhe emrat që do të dalin nga skandali financiar i ?Panama Papers?. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi tha se janë marrë të dhënat paraprake, por ajo u tregua e rezervuar, duke mos sqaruar nëse shteti ka të gjithë listën e emrave, të cilët kanë kryer punë përmes kompanisë Mosac Fonseca. Menjëherë pas këtij skandali, Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve ka nisur verifikimin e të gjitha kontratave që shteti ynë ka lidhur me kompani që kanë selitë apo degë në ?parajsat fiskale?. Një ditë më parë, Autoriteti i Konkurrencës u shpreh se është e vështirë të gjendet lidhja dhe origjina e firmave offshore që operojnë në vendin tonë.