Report TV - Malësi e Madhe, rrëzohet një helikopter në liqen, 2 të vdekur

2016-04-06 0

Një helikopter është rrëzuar këtë mërkurë rreth orës 14.00 në Liqenin e Shkodrës, pranë fshatit Grishë të Malësisë së Madhe. Lajmi tashmë është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa nuk dihen shkaqet e rrëzimit të helikopterit të ushtrisë.

Dyshohet se në helikopter kanë qenë 3 persona, ku 2 prej të cilëve kanë humbur jetën, ndërsa njëri prej tyre ka mundur të shpëtojë.

Dyshohet se bëhet fjalë për pilotin, Gerald Muça, të cilit i është dhënë ndihma e banorëve dhe peshkatarëve të zonës, duke e transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Shkodrës.

Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta të policisë, FNSH-së, zjarrfikëset si dhe autoambulancat, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave të pajetë nga helikopteri.

Korrespondenti i Shqiptarja.com, Elvis Nabolli i cili ndodhet në vendngjarje thotë se në bregun e Liqenit të Shkodrës gjenden disa mbetje të helikopterit.

Free Traffic Exchange