Report TV - Raporti i BE, Ristani: Kjo tregon qeverisjen e Ramës me trafikantët

2016-04-06 0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë demokratike ka deklaruar sot një ditë pas publikimit të raportit të BE për drogën se vendi ynë ?është në krye të listës së prodhimit të hashashit dhe të tregtimit të tij të paligjshëm?.

Ristani tha nga selia blu se "Trafikantët e kthyen Shqipërinë në Kolumbi të Europës, sepse i kanë të gjitha lehtësitë, pasi përdorin makinën private të Ministrit të Brendshëm, emërojnë njerëzit e tyre në polici, kanë kapur pikat kyçe në dogana e institucione të tjera të zbatimit të ligjit, kanë shkrepësen në dorë për djegjen e provave, dhe gëzojnë shfajësimin e Tahirit kur goditen nga shërbimet partnere."

Ja deklarata e plotw e Ristanit
Bashkimi Europian, ka konfirmuar në raportin e publikuar dje, të vërtetën mbi drogën në vendin tonë.


Shqipëria, për fat të keq, është në krye të listës së prodhimit të hashashit dhe të tregtimit të tij të paligjshëm.

Ky raport i Bashkimit Europian është pohimi, është konfirmimi ndërkombëtarisht, i asaj që qytetarët shqiptarë e dinë mirë, është pohimi i asaj që Partia Demokratike e ka denoncuar çdo ditë, është konfirmimi se kanabizimi masiv i vendit, përmes grupeve kriminale të lidhura me policinë, me Saimir Tahirin dhe Edi Ramën, është realiteti i hidhur që po jetojmë.

Prej tre vitesh trafikantët e drogës, lordët e hashashit kanë gjetur parajsën në Shqipëri, pasi ata erdhën në pushtet me Edi Ramën, ndajnë pushtetin me të, dhe do tentojnë të mbajnë pushtetin duke blerë votën e shqiptarëve të pamundur, sa herë ti thërrasë kumbari.

Trafikantët e kthyen Shqipërinë në Kolumbi të Europës, sepse i kanë të gjitha lehtësitë, pasi përdorin makinën private të Ministrit të Brendshëm, emërojnë njerëzit e tyre në polici, kanë kapur pikat kyçe në dogana e institucione të tjera të zbatimit të ligjit, kanë shkrepësen në dorë për djegjen e provave, dhe gëzojnë shfajësimin e Tahirit kur goditen nga shërbimet partnere.

Akoma më keq, shumë trafikantë, të proceduar e të dënuar për trafiqe, janë direkt ushtrues pushteti, nga drejtor drejtorie, kryetar bashkie, e deri deputet të Parlamentit.

Bashkimi Europian me këtë raport të rëndë për vendin dhe imazhin e Shqipërisë, thjesht ka pohuar pasojat e inkriminimit masiv, pasojat e bashkëqeverisjes me krimin e trafikun.

Raporti i Bashkimit Europian është një thirrje për qytetarët që të bashkohen, të ngrihen e të ndalin, një orë e më pare, oligarkinë e krimit dhe hashashit.

Free Traffic Exchange