http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia italiane goditi orët e para te mëngjesit te kësaj te mërkure nje rrjet te trafikut te drogës, qe vepronte mes Shqipërisë, Italisë e Holandës dhe prangosi 13 persona. Disa prej tyre janë shtetas shqiptare, por identitetet nuk bëhen te ditura. U sekuestruan 18 kg kokaine, 4 kg heroine dhe nje kg marihuane. Operacioni u zhvillua ne Olbia ne Sardenja dhe disa zona te tjera te Italisë, përfshire kryeqytetin Rome dhe Venecian dhe ne te u angazhuan mbi 100 forca. Hetimet per rrjetin e trafikut kishin nisur qe ne vitin 2013. Pjese e tij ishin 23 persona, 6 prej te cilëve ndodheshin ne burg. Mes te arrestuarve ka edhe shtetas italiane dhe rumune. Besohet se droga transportohej nga Shqipëria dhe Holanda drejt Italisë dhe shitja e saj ne treg do te kapte vlerën e 2 milionë eurove. Policia sekuestroi edhe disa arme, mes te cilave një pistolete Berete qe rezultonte e vjedhur, 30 mije euro cash dhe disa automjete. Trafikantet e shpërndanin drogën ne zonën e Olbias dhe ne Costa Smeralda gjate periudhës se verës. Sipas hetuesve, ata kishin modifikuar automjetet per te fshehur lenden narkotike. Grupi i mirestrukturuar përbehej nga krerët, ndërmjetësit, korrierët dhe shpërndarësit e drogës.