1775 persona janë hetuar në vitin 2015 për pastrim parash në Shqipëri ndërsa në total janë bllokuar 16 milion euro. Ky fakt bëhet publik nga raporti vjetor i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave ku janë shqyrtuar 303 kërkesa për pastrim parash me 1775 shtetas.
Ndër këta shtetas ka shqiptarë dhe të huaj dhe pas informacioneve paraprake procedimet për rastet e dyshuara i janë kaluar prokurorisë për ndjekje penale.
Nga këto 303 raste, 85 prej tyre kanë rezultuar si të përfshirë në skemat e mashtrimit me taksat dhe evazionit fiskal.
Referuar pasurive të sekuestruara në banka rezulton se në total për vitin 2015 janë bllokuar 16 milion euro ku 11 milion tashmë janë të sekuestruara me vendim gjykate.
Por si pastrojnë e fshehin paratë shqiptarët?
Sipas raportit të Drejtorisë së Pastrimit të Parave janë identifikuar deri më tani 20 mënyra mes tyre transfertat e dyshimita nga jashtë vëndit, derdhje e parave cash në banka, mos deklarimi i vlerave monetare në kufi, mardhëniet e huave, transferta të kryera nëpërmet organizatave jofitimprurëse si dhe blerja e pasurive të paluajsthsme pa deklaruar burimin.
Pas zbulimit të skandalit të Panamas zyrtarisht prokuroria shqiptare ka nisur hetimet por përvec Ismail Mulletit e Entela Shehaj ende nuk dihet indetiteti i personave të dyshuar për këtë aktivitet të paligjshëm.