Basha: Rama të zgjedhë, avokat i krimit dhe korrupsionit apo reformator i drejtësisë

2016-04-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita do të jetë e pranishme në seancën e nesërmë të Kuvendit. Burime nga selia blu bëjnë me dije se në mbledhjen e grupit është vendosur që 10 deputetë të diskutojnë për dy çështjet e ngritura prej tyre, amendimi i ligjit të dekriminalizmit dhe ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore. Pas diskutimeve, deputetët do të largohen nga salla.
Edhe pse u rrëzuan një nga një në Komisionin e Ligjeve, Partia Demokratike do ta zhvendisë debatin për tre kushtet e saj në seancën plenare të së enjtes.
Kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, duke folur nga selia blu pas mbledhjes së grupit tha se nga përmbushja e këtyre betejave do të varet dhe funksionimi i parlamentit.
I pyetur mbi ecurinë e negociatave për reformën në drejtësi ai u shpreh: Do i shkojmë deri në fund kësaj beteje. Rama duhet të zgjedhë ose avokat i krimit dhe korrupsionit ose reformator i drejtësisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-rama-te-zgjedhe-avokat-i-krimit-dhe-korrupsionit-apo-reformator-i-drejtesise/

Free Traffic Exchange