Report TV - Lindita Lati: Ministria e Financave nuk na pyeti për GFI në 2013-ën

2016-04-05 2

Autoriteti i Konkurrencës nuk është pyetur nga qeveria "Berisha" për koncesionin e markimit të karburanteve dhënë kompanisë "GFI Albania". Në emisionin "45 minuta" në Report Tv, drejtuesja e këtij institucioni, Lindita Lati, deklaroi se qeveria në atë kohë e kishte detyrim ligjor për të marrë mendimin për koncesionin në fjalë.

Lati shtoi se i ka kërkuar bilancet pas transferimit të aksioneve të "GFI Albania" tek "Petrolium Consulting", por ka marrë si përgjigje disa letra A4 jo serioze

Gjithashtu ajo ka përsëritur shqetësimin se edhe për koncesionet e tjera të qeverisë aktuale nuk është marrë mendimi i autoritetit. Të vetmen që kanë marrë vlerësimin e autoritetit të konkurrencës janë: zgjatja me dy vjet e TIA-s dhe ai i hekurudhës.

Një kompani që të marrë një koncesion, duhet të marrë aprovimin e Autoritetit të Konkurrencës?
Së bashku me studimin e fizibilitetit, duhet t'i paraqitet Autoritetit të Konkurrencës, që është një garant publik, nëse kostot dhe fitimet janë të arsyeshme. Prandaj, ajo që kemi kërkuar në mënyrë të institucionalizuar, ky proces nuk është realizuar, ose është realizuar shumë pak, dhe kjo pas ndërhyrjes së Autoritetit në muajin Tetor, kur i kërkoi qeverisë zbatimin e ligjit. Gjatë muajit Tetor patëm 3 draft marrëveshje koncesionare.

Koncesionet në këto vite s'kanë marrë miratimin tuaj?
Po, për të gjitha koncesionet s'ka patur miratim. Në 2004-ën është marrëveshja e TIA-s. Por autoriteti ishte inekzistent atëherë. Por përsëri nuk është konsultuar me Autoritetin. Dhe deri në dhjetor të 2015-ës, koncesionet nuk kanë ardhur te Autoriteti i Konkurrencës. Nuk e kam të qartë sesa është numri i tyre. Të gjitha informacionet ne i marrim nga mediat. Pra, nga muaji dhjetor kemi patur 3 draft koncesionare nga Ministria e Transporteve që na kanë ardhur. Bëhet fjalë për marrëveshjen me TIA-n, ajo që lidhet me hekurudhën dhe draft marrëveshja që lidhet me pajisjen e makinave me çip, e cila nuk vazhdoi.

Free Traffic Exchange