Report TV - Nishani-Ader: Vjen linja ajrore mes Shqipërisë dhe Hungarisë

2016-04-05 0

Një linjë e re ajrore që do të lidhë direkt Shqipërinë dhe Hungarinë pritet të vihet në funksion, së shpejti.

Kjo u bë e ditur sot, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp midis presidentit Bujar Nishani dhe homologut të tij hungarez, Janos Ader, pas takimit që zhvilluan në selinë e Presidencës.

Kreu i shtetit shqiptar u shpreh se linja e re ajrore që do të lidhë Tiranën me kryeqytetin hungarez, Budapestin, do të ndihmojë në shkëmbimin e mallrave dhe e cilësoi një inisiativë ?shumë të mirë?.

Gjithashtu, u bë e ditur se do të hapet një filial i dhomës hungareze të tregëtisë në Shpipëri. Për këtë, Nishani tha se do t?i japë impulse jo vetëm të shkëmbimit të informacionit tregtar, por edhe përmirësimit të dinamikës së bizneseve mes dy shteteve.

Megjithatë, presidenti shqiptar u shpreh se bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Hungarisë, lë për të dëshiruar.

?Per fat te keq, bashkëpunimi ekonomik nuk pasqyron marrëshënien e mire mes dy vendeve?, deklaroi Nishani, i cili u shpreh se duhet më shumë angazhim në këtë fushë.

?Bashkëpunimin ekonomik duhet ta sjellim në përmasat që meriton?, tha kreu i shtetit shqiptar.