Report TV - Krimi në Tiranë, 50 vjeçari i vrarë kishte lidhje me një vajzë 25 vjeçare

2016-04-05 14

Nga deklarimi që policia i ka marrë djalit të Shpresa dhe Artur Kurtit, Policia ka mësuar se rreth një vit më parë, marrëdhënia e çiftit kishte nisur të krisej. Kjo pasi bashkëshortja kishte zbuluar një lidhje jashtëmartesore të Arturit me një vajzë të re 25 vjeçare.

Gruaja drejtoreshë e një banke të nivelit të dytë në vend, dhe bashkëshorti i saj, pronar i një prej kompanive më të mëdha të ashensorëve në Tiranë, vendosën përfundimisht të ndahen në dhjetor të vitit të kaluar.

Që prej asaj kohe çifti jetonte i ndarë në dy apartamente të ndryshme jo shumë larg njëri- tjetrit, ndërsa djali jetonte me të ëmën.

Më tej, Jurgen Kurti, mësohet të ketë pohuar se i ati vazhdimisht vinte i dehur në banesë dhe kjo kishte shkaktuar konflikte xhelozie mes prindërve të tij.

Kjo ka bërë që mes tyre të niste edhe procesi i divorcit, të cilin Arturi nuk e kishte pranuar. Jurgen Kurti, iu rrëfeu hetuesve se të shtunën në mesnatë, i atij kishte shkuar i dehur në banesën e tyre dhe kishte tentuar të hynte me forcë.

Pas kësaj situate, gruaja njoftoi të vëllain Leonard Ristani.

Mbrëmjen e të hënës, Artur Kurti, mbërriti sërish në banesën e gruas së tij, ndërsa më herët aty kishte mbërritur edhe kunati.

Ndërsa Kurti tentoi të hynte me thikë, për të goditur gruan, ai u përlesh me kunatin dhe të birin në hyrjen e shtëpisë.

Fillimisht kunati i tij, Leonard Ristani, mori dy plagë në trup, duke u rrëzuar në dysheme. Më pas ai është ngritur duke u përleshur me Kurtin i ndihmuar edhe nga Jurgeni.

Në këtë kohë, ata kanë mundur t?i marrin thikën Arturit, duke e goditur një herë në trup dhe duke e plagosur rëndë.

Menjëherë më pas, Jurgeni është nisur të dërgojë dajën e tij në spital, ndërsa rrugës kanë parë një patrullë të policisë, duke iu njoftuar edhe atë ç'kishte ndodhur.

Pas këtij njoftimi, policia mbërriti në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimin dhe duke arrestuar të dy personat në flagrancë.