Zbulohen detajet e skandalit “Panama Papers” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave pret zyrtarizmin e shkeljeve që kanë bërë emrat e personave shqiptarë dhe kompanive që punojnë këtu për të filluar procedurat e hetimit për skandalin e ?Panama Papers?. Në një intervistë për Vizion Plus, ministri i financave Arben Ahmetaj jep për herë të parë detaje mbi punën që po bën aktualisht Drejtoria e Pastrimit të Parave. Të dhënat që do të dalin nga ky hetim, do të përcaktojnë edhe fatin e firmës që ka monopolin e markimit të karburanteve, ?GFI albania?. Ministri Arben Ahmetaj nuk duket aspak i surprizuar që ky skandal ka përfshirë edhe emra biznesmenësh të njohur në Shqipëri. Duke lidhur skandalin me objektivat që ka vendosur qeveria, ministri thotë se tashmë ka nisur faza e dytë e aksionit të informalitetit, ku në fokus do të jetë biznesi i madh. Ahmetaj konsideron si të pafalshme, faktin që ende sot ka biznese, të cilat nuk japin kupon, ose nuk deklarojnë vlerën reale të mallit që shesin. Tashmë do të nise puna për të kontrolluar 1000 kompanitë e para VIPA, e më pas sistemi do të nisë auditin e firmave të tjera. Që nesër aksioni do të shtrihet në të gjitha rrethet e vendit.

Free Traffic Exchange