Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur sot nga qyteti i Fierit për vlerësimin që kryeministri i vendit Edi Rama i bëri një ditë më parë doganave e tatimeve, ku ka thënë se ai po vlerëson vjedhjen e 400 milion dollarëve në dy muaj nga këto institucione dhe largimin nga puna të 73 mijë shqiptarëve.
?E patë se si lavdëroi drejtoreshën e Doganave, drejtoreshën e Tatimeve. Tallje më cinike me shqiptarët nuk mund të ketë. Për çfarë i lavdëroi që i dhanë buxhetit të shtetit një gropë prej 400 milionë dollarësh vitin e kaluar, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave?! Për çfarë i lavdëroi, për të ashtuquajturin aksion kundër informalitetit me anë të cilit sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në periudhën shtator ?tetor u mbyllën 73 mijë vende pune?! Për çfarë i lavdëroi, që si rezultat i kërbaçit, arbitraritetit, gjobave nuk u mblodhën më shumë por u mblodhën më pak lekë sepse informaliteti u rrit, bizneset falimentuan. E vetmja që pësoi rritje të vërtetë ishte fatura e ryshfetit. Për çfarë t?i lavdëroi? Në fakt bënë mirë që i lavdëron se në fakt dikush ka përfituar nga kjo punë. Ato 400 milionë dollarë që nuk mbërritën në buxhet në fakt diku kanë mbërritur apo jo?! Se di janë nisur për në Panama apo diku tjetër por në kontot e pushtetarëve shqiptarë kanë mbërritur.Të falënderosh doganat dhe tatimet është njësoj si të falënderosh Ilir Beqën që po na shton ditët me shëndetësinë falas dhe të reformuar, kur në spitalin e Fierit e në urgjencat e Fierit nuk ka jod, nuk ka garza. Të falënderosh Ilir Beqën që jep 1 milionë dollarë në muaj Vilma Nushit.Ça i ka mbetur tjetër të falënderoj Arben Ahmetajn për ecurinë e ekonomisë?! Të falënderoj Emiliano Shullazin për gjendjen e rendit?!Ata që se besojnë dhe se votojnë janë dele. Biznesi qenka miu, duhet ta kapi macja. Në fakt shqiptarët janë pyetur se çfarë kafshe iu sjell ndërmend Edi Rama. Po duke qenë se as unë nuk jam i fushës së zooteknikës. ..... Ja ku e paskemi zooteknikun? tha Basha.
Basha në një bashkëbisedimin me fermerë, mjekë, mësues inxhinierë e profesionistë të tjerë në Fier të fshatit Fermë, Rad?ostinë, Dermenas, ka shpalosur programin për bujqësinë dhe ka theksuar se ashtu siç infrastruktura u kthye në prioritet të investimeve në vitet 2005-2013, në qeverisjen e tij prioritet do të jetë bujqësia.
Banorët shprehën shqetësimin për infrastrukturën rrugore, kanalet e vaditjes dhe kullimit në të cilat nuk është vënë asnjëherë dorë, mungesën e subvencioneve dhe shërbimin e munguar shëndetësor.
Banor: Unë kam qenë supersocialist. Kam patur një vëlla të sëmurë dhe e kam të sëmurë. Me 30 mijë lekë në muaj, ia hoqën edhe atë pensionin. Unë sot kam kartën e Lulzim Bashës sot në xhep. Ja ta tregoj është firma jote e Lulzim Bashës, sepse PS e ka groposur këtë vend.
Banor: Këtu bie një shi dhe ne notojmë në ujë. Ne notojmë në ujërat e zeza, dalin të gjitha të zezat. Këtu uji i pijshëm është katastrofë. Katastrofë janë gjobat, 15 mijë lekë aforfe. Unë vetë i gjashti i papunë, ve...