Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar në lidhje me ligjin për masat shtesë të sigurisë, që u kthye për rishqyrtim nga presidenti Bujar Nishani.
Nga Lezha, Tahiri tha se nëse ka diçka ?për të reflektuar do e reflektojmë?. ?Në të kundërt, do të vazhdojmë me projektin që kemi nisur dhe që u miratua në Parlament?, shtoi ministri, i cili theksoi se ligji nuk cënon privatësinë.
?Ne do ta vlerësojmë me seriozitet mendimin e Presidentit dhe shumë shpejt do të bëhen publike dhe për ju rezultatet e konsultimit që do bëjmë për të marrë parasysh në qoftë se ka për të marrë parasysh, ato që ka parashtruar Presidenti?, tha ai për mediat pas inaugurimit të Zyrës së Shërbimit Unik në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
Më herët, deputeti socialist i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Xhemal Qefalia tha për Shqiptarja.com se mazhoranca do të rrëzojë dekretin e Presidentit, që riktheu në Kuvend ligjin për masat shtesë të sigurisë publike.