http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë, Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar në total 152 vite burg për 9 shtetasit të akuzuar për dhe rekrutim të xhihadisteve ne luftën e Sirisë. Këtë të martë, prokurorja e çështjes, Elizabeta Imeri, ka lexuar rreth 80 faqe pretencë, ndaj të pandehurve. Ajo tha se janë siguruar prova të mjaftueshme se të akuzuarit kanë dërguar në Siri qytetarë të ndryshëm Shqiptarë, me qëllim bashkimin e tyre me grupet radikale të armatosura që veprojnë në atë zonë. Kështu, për Genci Balla, Bujar Hysa, Gert Pashja, akuza kërkoi dënimin me 20 vite burg, ndërkohë që për Orion Reci, Edmond Balla e Astrit Tola,Verdi Morava, dhe Fadil Myslimani me nga 15 vite, ndërsa Zeqir Imeri me 17 vite burg, pasi iu gjetën edhe municione luftarake. Në përfundim të hetimeve, të pandehurit akuzohen për ?Rekrutim të personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të Terrorizmit?; ?Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste? dhe ?Nxitja e urrejtjes ose grindjeve?. Por i pandehuri Gerti Pashja e ka kundërshtuar pretencën pasi sipas tij, nuk është regjistruar asnjë nga dëshmitarët që ai mund të ketë folur në telefon. Edhe Bujar Hysa dhe Fadil Myslimani, kanë kërkuar që këto dënime të faktohen nga organi akuzës, pasi me këto prova i gjithë procesi është një farsë. Roland islami, avokati i të pandehurit Orion Reçi, theksoi se në kohën kur janë kryer hetimit, vepra e klientit të tij nuk ka qenë e parashikuar në Kodin Penal. Trupi gjykues pritet të japë vendimin pas mbrojtjes që do të bëjnë vetë të pandehurit në seancën e javës së ardhshme.