Report TV - "Xhihadistët" Prokuroria kërkon 152 vjet burg për 9 rekrutuesit

2016-04-05 1

152 vite burg ka kërkuar Prokuroria e krimeve të Rënda për 9 imamët e vetëshpallur të dyshuar si të përfshirë në aktivitet terrorist mes së cilës dhe rekrutimin e luftëtarëve shqiptar drejt Sirisë. Në seancën e konkluzioneve, në sallën e gjyqit nuk ka munguar dhe monitorimi i Ambasadës Amerikane me një përfaqësues të saj.

Pas 43 sencave gjykimi ndaj nëntë imamëve të vetëshpallur nën akuzë për terrorizëm janë zbardhur dënimet e kërkuara për ta.

"Kemi të bëjmë me dy fakte fakti i rekrutimit ajo çfarë quhet rekrutim edhe atë çfarë ka të bëjë me faktin e komunikimit pra komunikimi nuk mund të merret i barasvlevshëm me rekrutimin. Pagesat janë fakte të cilat janë shqyrtuar nga ana e gjykatës si fakte që nuk rezultojnë në faktin që janë paguar për tu rekrutuar që janë dhënë lekët për të shkuar në Siri por ato pagesat që kanë dalë gjatë seancave janë pagesa që kanë shkuar në ndihmë të të varfërve pra disa herë jo vetëm në këtë proçes gjyqësor por disa herë organi akuzës dhe policia gjyqësore kanë tentuar të shfrytëzojnë varfërinë ekstreme të vendit tonë të Shqipërisë të personave që ndodhen në fshatra të caktuara për t ju veshur ato dhe për ti detyruar faktet dhe rrethanat që bëjnë ato të quhen si fakte penale." tha Islami.

Islami shkoi më tej duke deklaruar se 9 imamët nuk janë terrorist apo esktremist por thjesht kanë një ideologji të tyre.

Në seancën e 43 ndaj Imamëve nuk ka munguar prezenca e Ambasadës Amerikane ku me përfaqësuesin e saj që monitoroi seancën ku u kërkuan burgimet ndaj 9 të dyshuarve.

Sipas prokurorisë krerët e celulës terroriste e rekrutuese të luftëtarëve në Shqipëri kanë rezultuar Genc Balla, Gert Pashaj e Bujar Hysa, për të cilën është kërkuar dhe dënimi maksimal me 60 vite burg në total.

Janë këto dënimet e ndara sipas viteve për 9 imamët
Genc Balla të dënohet me 20 vjet burgim
Gert Pashai të dënohet me 20 vjet burgim
Bujar Hysa të dënohet me 20 vjet burgim
Erjon Reçi të dënohet me 15 vjet burgim
Verdi Morava të dënohet me 15 vjet burgim
Astrit Tola të dënohet me 15 vjet burgim
Edmond Balla të dënohet me 15 vjet burgim
Fadil Muslimani të dënohet me 15 vjet burgim
Zeqir Ymeri të dënohet me 17 vjet burgim(I pandehuri i Ymeri akuzohet, krahas veprave më sipër, edhe për ?Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake?, parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal).