Krimi në familjen Kurti - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-05 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia arrestoi Leonard Ristanin kunatin e 49-vjeçarit Artur Kurti, i cili u qellua për vdekje me thikë mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Burime pranë policisë thanë se pas arrestimit të djalit të viktimës Jurgen Kurti, autorësinë e krimit e ka marrë daja i tij. Pas marrjes në pyetje Leonard Ristani ka pohuar para oficerëve se ka qenë ai që e ka qëlluar për vdekje kunatin e tij, në kushtet e vetëmbrojtjes. Në deklarimin e dhënë, Ristani ka shtuar se kjo nuk ka qenë hera e parë që Kurti keqtrajtonte bashkëshorten ndaj dhe ajo ishte larguar nga banesa e tyre për t?iu shmangur dhunës së 49-vjeçarit. Sipas tij, Artur Kurti prej kohësh vinte në gjendje të dehur në familje dhe keqtrajtonte bashkëshorten, e cila së fundmi kishte kërkuar divorcin. Ky fakt nuk është pritur mirë nga 49-vjeçari. Sipas Ristanit, nipi i tij tentoi t?i largoje thikën babait, por ka qenë e pamundur e në këtë moment ai ka ndërhyrë, duke u plagosur dhe vetë. Arrestimi i 23-vjeçarit është bërë në cilësinë e bashkautorit, për shkak të përfshirjes së tij në krim, ndërkohë që mamaja e tij ende nuk është marrë në pyetje nga policia.

Free Traffic Exchange