Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, në një prononcim për mediat, komentoi skandalin e publikuar nga ?Panama Papers?, në të cilin rezultoi e përfshirë edhe kompania koncesionare e markimit të karburanteve GFI Albania.
Vasili, pa përmendur drejtëpërsëdrejti emra konkretë, tha se organet e hetimit shqiptare duhet të jenë të vëmendshme për të hetuar çdo ngjarje dhe informacion që lidhet me parajsat fiskale.
Duke marrë shkas nga skandali në fjalë, Vasili u shpreh se nisma konkrete e ndërmarrë nga një grup i deputetëve të LSI-së mbi ndryshimin e ligjit të koncesioneve, është një qëndrim i qenësishëm mbi transparencën e koncesioneve.
Sipas tij transparenca është përgjigjja e vetme në këto raste.