Report TV - Zjarr në kapitenerinë e portit të Shëngjinit, nuk dihen shkaqet

2016-04-05 0

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kapitenerinë e portit të Shëngjinit.

Vatra e zjarrit është shfaqur në orët e mbrëmjes së kësaj të hëne dhe janë shënuar vetëm disa dëme materiale.

Sipas të dhënave, zjarri është shfaqur në një vend grumbullimi mbeturinash dhe më pas është përhapur me shpejtësi në gjithë zonën, duke shkuar drejt portit të Peshkimit dhe zonës së banuar në malin e Shëngjinit.

Ekspertët e kapitenerisë menjëherë kanë njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës të cilat kanë ndërhyrë duke neutralizuar flakët të cilat u përhapën me shpejtësi, për shkak edhe të erës që fryn në zonë.

Ndërkohë, ekspertët e policisë dhe prokurorisë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rënies së zjarrit që fatmirësisht nuk ka shënuar viktima apo të plagosur. - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/zjarr-ne-kapitenerine-e-portit-te-shengjinit-nuk-dihen-shkaqet-350217.html#sthash.j9XYJHi0.dpuf