Jurgen Kurti, 23 vjeçari i arrestuar nga policia mbrëmjen e të hënës në kryeqytet i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e babait të tij, bënte një jetë luksoze, ndërsa frekuentonte vende dhe hotel të shtrenjta. Në fotot e postuara prej tij në rrjetin social "Facebook", vihet re se ai ka qenë frekuentues i rregullt i vendeve turistike si Dubai apo Miami, të cilësuara si më të shtrenjtat në botë. Po kështu Jurgen Kurti, ka postuar edhe foto me automjetet e shtrenjta me të cilat ai lëvizte. Veturat që ai ka postuar, janë janë nga më të shtrenjtat në qarkullim si "Bentley" apo "Ferrari", apo ?Porsche Panamera?. Ende nuk dihet aktiviteti i tij dhe as burimi financiar i këtij luksi të pa fre. Gjithsesi sipas burimeve të policisë, familja ka qenë në gjendje të mirë financiare për shkak se babai i tij ka qenë nga prodhuesit dhe montuesit e njohur të ashensorëve në Tiranë. Po ashtu sipas policisë ata më parë kanë pasur edhe aktivitete të tjera tregtare.