Duke kritikuar qeverinë Tsipras për pasivitet dhe reagim të vonuar ndaj krizës së refugjatëve, që si rezultat ka krijuar një situatë thuajse jashtë kontrollit në veri të vendit, në kampin e Eidhomenit, gazeta greke ?To Vima? bën me dije se Athina zyrtare ka nisur përpjekjet për një qasje të re ndaj fqinjëve të saj, Shqipërisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Bullgarisë për zgjidhjen e kësaj krize.