Report TV - Blushi: S'marr pjesë në referendum listat e anëtarësisë së PS do trukohen

2016-04-05 1

Ben Blushi, një prej deputetëve kritik ndaj kryetarit të PS dhe kryeministrit Edi Rama ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në referendumin e 9 prillit.

Blushi ngriti dyshime se listat do të trukohen, ndërkohë që, siç theksoi ai, askush nuk ka të drejtë të bëj fushatë. ?Listat do trukohen, askush nuk ka të drejtë të bëj fushatë. Askush nuk e di shifrën e saktë të anëtarësisë?, tha Blushi.

Deputeti socialist kërkoi më herët të zhvillohet gara për kryetarin e Partisë, tezë të cilën ai e ngriti edhe në Kongresin e PS në 19 mars.

Por me shumicë votash, Kongresi socialist miratoi kërkesën e Edi Ramës, për të hedhur në referendum çështjen e mandatit të kryetarit të PS.

Free Traffic Exchange