Report TV - Rama-deputetëve: Jo kapriçove të PD, dekriminalizimi s'ndryshon

2016-04-04 0

?Asnjë nen të mos ndryshohet nga ligji i dekriminalizimit?. Është kjo porosia që kryeministri Edi Rama ka lënë për deputetët e Komisionit Parlamentar të Ligjeve të cilët të martën do të shqyrtojnë kushtin e dytë të opozitës për rikthyer marrëdhënien normale me parlamentin.

Në mbledhjen e grupit parlamentar kreu i qeverisë e ka quajtur kapriço të opozitës kushtin e saj për të ndryshuar ligjin e sapo miratuar të dekriminalizimit me tendencë për të përfshirë rastin ?Prenga?.

Kushti i opozitës parashikon pezullimin nga detyra të zyrtarëve dhe deputetëve nëse arrestohen pa pritur vendim të formës së prerë të gjykatës.

?Kërkesat dhe presionet e opozitës do të vijnë duke u shtuar mësohet të jetë shprehur kryeministri- sepse nuk duan reformën në drejtësi, por PS nuk duhet të bjerë në kurthet e tyre".

Free Traffic Exchange