Gjatë konferencës për prezantimin e fazës së dytë të anti- informalitetit, biznesi i pranishëm ka ndërhyrë me pyetje konkrete në lidhje me situatën aktuale të tregut.
Nikollaq Neranxi, parashtroi një problem me të cilin po përballen sot me lëshimin e faturave tatimore, pasi biznesi i vogël refuzon t'i marrë duke shmangur arritjen e pragut 5 dhe 8 milionë.
?Si ka mundësi që sot, kur fakti është se biznesi i vogël nuk i merr faturat tatimore, si ka mundësi që ata të kërkojnë fatura tatimore në një kohë që qeveria i ka thënë: E keni një kufi 5 milion deri në 8 milion. Pra nëqoftëse ata do të pajisen me fatura tatimore do të kalojnë 5 milionëshin dhe 8 milionëshin. Mund të ma sqaroni këtë sepse unë jam duke shitur mall, më thonë z.Neranxi nuk mund të marr faturë tatimore sepse kaloj 5 milionëshin ose 8 milionëshin? tha Neranxi.