Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria ka startuar fazën e dytë të nismës anti informalitet, e cila parashikon tërheqjen e tatimorëve nga terreni dhe kontrollin e vetëdeklarimeve të biznesit nga zyrat, nëpërmjet sistemit elektronik të të dhënave, të krijuar gjatë fazës së parë. Duke e konsideruar reformën anti informalitet si më të rëndësishmen, kryeministri Rama deklaroi se tashmë ky proces ka hyrë në një fazë të pakthyeshme, ku bizneseve iu garantohet konkurrencë e ndershme në treg dhe buxhetit më shumë të ardhura.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/informaliteti-rama-procesi-i-pakthyeshem-ahmetaj-kontrolli-i-bizneseve-nga-zyrat/