Në komisionin e Reformës Zgjedhore që u mblodh sot për herë të parë, janë përcaktuar edhe ekspertët që do të diskututojnë anën teknike të reformës.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të kenë nga dy ekspertë, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, nga një ekspert.
Ekspertët e PD-së janë Ivi Kaso dhe Dorian Gjomarkaj. Ekspertët e PS-së janë Gledian Llatj dhe Elion Smanaj. Ekspert i PR-së do të jetë Arian Madhin, ndrësa PDIU do të ketë ekspert Erion Manhasën. Ndërkohë, eksperti i LSI-së nuk është përcaktuar ende.
Gjatë diskutimeve, deputeti demokrat, Orerd Bylykbashi tha se ekspertët duhet të sjellin në komision, problemet e hasura në 2013-ën dhe 2015-ën. ?Kemi detyrim për një reformë që siguron zgjedhje te lira?, u shpreh ai.
Kreu i PR-së, Fatmir Mediau foli për mundësinë e votimit dhe numërimit elektronik të votave. ?Duhet ti drejtohemi me shkrese kqz-se nëse e mundëson?, deklaroi ai.
Me mundësine e votimit elektronik ka shprehur dakortësinë edhe deputeti i LSI-së Petrit Vasili, i cili tha se "i kemi të gjithë mekanizmat". Ndërkohë, kreu i komisionit, Bashkim Fino tha se do ftohet në komision kryetari i KQZ-së për më shumë spjegime lidhur me këtë proces.