Aksioni kundërt informalitetit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni kundër informalitetit në ekonomi hyn në fazën ë dytë. Kryeministri Rama së bashku me Ministrin e Financave Arben Ahmetaj, thanë se operacioni do të ketë në fokus lehtësimin e shërbimeve për biznesin dhe qytetarët dhe luftën kundër korrupsionit. Për kreun e qeverisë, prej vitesh informaliteti ka sjellë efekte negative si për konsumatorin ashtu edhe për ekonominë.?Në 20 e kusur vite ekonomia informale u zgjerua dhe shtriu rrënjët e veta në çdo sektor, duke e bërë të pamundur mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit lidhur me cilësinë e produkteve dhe shërbimeve, duke i penguar financat publike të shëndoshen me ritmet e mundura dhe duke influencuar mbi cilësinë e shërbimeve publike?, tha Rama. Në fazën e dytë të aksionit do të bashkëpunojnë disa dikastere, si Ministria e Ekonomisë, Policia e Shtetit si dhe Pushteti Vendor.