Shqiptarët e “Panama Papers” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-04 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mes vendeve dhe emrave të përfshirë në të ashtuquajturin ?skandali më i madh financiar në botë?, i njohur ndryshe si ?Panama Papers? janë dhe individë nga Shqipëria. Sipas të dhënave të deritanishme të publikuara nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigative janë dy kompani, tre përfitues dhe 22 aksionerë shqiptarë në radhët e emrave që janë gjetur në dokumentet e firmës ?Mosak Fonseka? nga kanë dalë këto materiale.Emri i parë shqiptar, i cili është zbardhur nga gazeta izraelit ?Hazertz?, është avokati Assaf Halikn, i cili ka regjistruar katër kompani dhe mendohet se është shtetasi shqiptar Ismail Mulati. Ky i fundit sipas dokumenteve është themeluesi i biznesit ?Gfi Teknologie?, të regjistruar në vitin 2013 në ishullin Anguila, në mënyrë që të investojë në kompani shqiptare teknologji të lartë. Sipas të njëjtave burime, mulati dhe firma kanadeze ?Global Fluids International? jane pronaret e kompanisë.I kontaktuar nga gazeta në fjalë Assaf Halkin, nuk ka dhënë asnjë përgjigje sa i takon investimeve që kompania e tij bën, por theksoi se të ardhurat e aksioneve Izraelit, nuk i shmangen taksave dhe detyrimeve në këtë vend. Në vijim të këtij shkrimi gazeta izraelit duke cituar eksperte thekson se kompania ishte regjistruar me qëllim marrjen e huave nga banka per të investuar pasuri të paluajtshme ne Evropë, mes të cilëve dhe në Shqipëri.Ndërkohë ende nuk ka asnjë të dhënë rreth kompanive dhe 22 aksionereve shqiptare dhe përfshirjes së tyre në skemën e mashtrimit financiar.

Free Traffic Exchange