Report TV - Vrasja e Almir Dacit në Siri i vëllai: Mos e quani terrorist

2016-04-04 1

Familja Almir Dacit prej ditës së djeshme ka hapur dyert e mortit pasi kanë marrë lajmin për vrasjen e të të birit që mendohet se është vrarë në Siri.

Një gjë e tillë është e konfirmuar nga familjarët dhe së fundi edhe nga vëllai i tij Genci Daci, i cili bën me dije për Report Tv, se lajmin e hidhur e kanë marë nga bashkëshortja e Almirit që ndodhet në Siri.

Nga ana tjetër ai ka kërkuar që vëllain e tij të mos e quajnë terrorist pasi ka qenë njeri i mirë. Vëllai i madh i Almirit ka bërë sëfundi edhe një apel që trupi i tij të riatdhesohet dhe po ashtu edhe pjestarët e tjerë të familjes.

Almir Daci akuzohej nga autoritetet shqiptare për rekrutim të personave për akte terroriste, ndërsa janë zhvilluar edhe disa procese gjyqësore në ngarkim të tij.

Deri dy vite më parë, Almir Daci ishte Imam në një fshat të Pogradecit, ndërsa më pas ishte larguar drejt Sirisë, bashkë me familjen e tij, gruan dhe fëmijët.

Daci njihej ndryshe me emrin Al Albani, ndërsa luftonte përkrah shtetit Islamik, ISIS.

Free Traffic Exchange