Report TV - E rrahu me shpulla, ajo i djeg 4 makina, zbardhet biseda në FB

2016-04-03 16

Rrahja e 23-vjeçares Desara Mançellari nga i dashuri i saj Filip Qose Papajani ka sjellë një ngjarje akoma më të rëndë, pasi ka detyruar të dëmtuarën që të hakmeret duke djegur katër automjetet në pronësi të babait të të dashurit të saj Filip Qose. Mançellari dhe Qose, kanë qenë të dashur dhe për këtë lidhje kishin dijeni të dyja familjet. Mirëpo një sher i momentit mes dy të rinjve ka sjellë dhe nxehjen e situatës, ku djali ka rrahur 23-vjeçaren duke e goditur në fytyrë. Një fakt i tillë rezulton të ketë dalë dhe nga biseda që ata kanë bërë me pas në rrjetin social ?Facebook?, ku Filip Qose i kërkonte të dashurës së tij që të kthehej sërisht tek ai, duke shfaqur pendesë për atë që kishte ndodhur. Madje ai i ka pohuar vajzës se qante pas ndarjes dhe se duhet të bashkoheshin sërisht.

Free Traffic Exchange