Është rihapur mesditën e sotme Aeroporti i Zaventemit në Bruksel, 12 ditë pas sulmeve terroriste të 22 marsit ku mbetën të vrarë 32 persona, 16 prej të cilëve humbën jetën në hollin e nisjeve në aeroportin ?Zaventem?.
Dy shpërthimet kamikaze mëngjesin e 22 marsit në aeroportin belg shkatërruan totalisht sallën e nisjeve duke sjellë anulimin e të gjitha fluturimeve në këtë aeroport. Mes qindra fluturimeve të anuluara pati dhe fluturime nga Shqipëria të cilat u devijuan drejt Parisit dhe aeroporteve të tjera në Belgjikë.
Sot 12 ditë pas ngjarjeve tragjike autoritetet vendosen të rihapin aeroportin duke lejuar vetëm disa fluturime. Fluturimi i pari nga ky aeroport ishte rreth orës 13:00 ndërsa rreth orës 15:00 pati një tjetër fluturim të një aeroplani gjigand ?Boeing 747? me destinacion qytetin Jeddah në Arabinë Saudite. Ky aeroplan fluturoi rreth orës 17:00 në 10 mijë metra lartësi në hapësirën ajrore shqiptare.
Në pamjet e Report TV dhe Shqiptarja.com duket Boeing 747 i nisur nga aeroporti i ?Zaventemit?, një ndër fluturimet e para të nisura nga ky aeroport pas sulmeve në Bruksel, teksa kalon mbi Tiranë.
Masat e sigurisë në aeroport ishin në nivelin më të lartë ndërsa pritet që në ditët në vijim aeroporti të fillojë punën me kapacitët të plotë duke lejuar të gjitha fluturimet.