Report TV - Asambleja Parlamentare e NATO-s mbahet për herë të parë në Shqipëri

2016-04-03 0

Shqipëria do të jetë për herë të parë vendi pritës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Lajmin e ka konfirmuar këtë të diel deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i cili shkruan në rrjetet sociale se Asambleja e NATO-s do të zhvillojë punimet në Tiranë në datën 27 maj. Majko ndodhet në Francë si pjesë e delegacionit shqiptar në punimet e Asamblesë së NATO-s.

?Në Asamblenë Kombëtare të Francës. Vendin e fjalës dhe revolucionit evropian. Tanimë është zyrtare, Tirana pret në 27 maj Asamblenë Parlamentare të NATO-s?, shkruan Majko në ?Facebook?.

Të njëjtën gjë ka postuar në Facebook edhe ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjithashtu pjesë e delegacionit shqiptar në Asamblenë e NATO-s.

?Përveç temës së terrorizmit, krizës humanitare të refugjatëve , Rusisë etj. sot u fol përsëri për nevojën urgjente, për adaptimin me shpejtësi të një strategjie të re për të adresuar situatat e kohëve të fundit. Mbledhja e ardhshme e Asamblesë Parlamentare të NATO-s do bëhet në Tiranë?, ka shkruar ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.