Report TV - Policia vendos radarë në tunelin e Kalimashit, pezullohen 38 patenta

2016-04-03 9

Tuneli i Kalimashit në Kukës ishte shndërruar kohët e fundit në pistën e preferuar për ?shoferët e vdekjes? për shpejtësi ekstreme.

Pas denoncimit të media të të paktën dy rasteve me shpejtësi mbi 300 km/h, Policia Rrugore ka marrë masa të menjëhershme, duke vendosur radarët e shpejtësisë.


Përmes një njoftimi për shtyp, Policia njoftoi se janë pezulluar edhe 38 leje drejtimi. ?Shpejtësia tej normave të lejuara në tunelin e Kalimashit, ka bërë që Policia të vendosë radarët e kontrollit të shpejtësisë. Si rezultat, janë pezulluar 38 leje drejtimi automjeti. Puna vijon ende?, thuhet në njoftimin e Policisë.

Këto masa, sipas Policisë, vijnë me qëllim shmangien e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës.

Free Traffic Exchange