Report TV - "Opsion V", kapen 50 mijë litra verë e falsifikuar, 6 në pranga

2016-04-03 1

"Opsion V" është operacioni ndërkombëtar në kuadër të të cilit në 82 shtete janë ushtruar kontrolle kundër aktiviteteve kriminale të prodhimit të produkteve ushqimore dhe pijeve.

Në këtë operacion me indicie të Interpol dhe Europel, është përfshirë edhe Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit. Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 200 subjekte tregtare, persona fizikë, punishte dhe automjete si dhe janë proceduar penalisht 40 subjekte. Po ashtu janë arrestuar 6 persona dhe një eshtë shpallur në kërkim.

Ja rezultatet e operacionit sipas Policisë së Shtetit
- Janë kontrolluar në total rreth 200 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti.

- Janë proceduar penalisht për veprën penale të "Shkeljes së të Drejtave të Pronësisë Industriale" (Neni 149/a te Kodit Penal), gjithsej 8 subjekte.

- Janë proceduar penalisht për vepra të tjera penale si Kontrabandë, Prodhim të Kundraligjshëm, Falsifikim të Stampave, Vulave apo Formularëve, Fshehje e të ardhurave, etj (Nenet 172, 174, 179, 180, 190 si dhe 288/a te Kodit Penal) gjithsej 32 subjekte.

- Janë proceduar penalisht në gjendje të lire 19 persona.

- Janë arrestuar në flagrancë 6 persona,

- Është shpallur kërkimi për 1 person.

- Janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde ne sasitë
48 828 litra verë
3 870 litra raki rrushi
120 litra birrë Peja
934 litra pije alkoolike të forta si Ëhiskey, Konjak, Fernet, Vodka, Uzo, Gin, etj
203 litra pije energjike B 52 dhe B 2
1990 litra musht rrushi
2640 kg kafe kokërr
83 kg mjaltë
18 000 kokrra vezë
aksesorë voluminoz kantine, etj.

Free Traffic Exchange